Policia përmes tenderit merr me qira makineri të rënda për heqjen e pengesave

Policia e Kosovës përmes Prokurimit Publik ka dhënë kontratë për marrjen me qira të makinerive të rënda.Kjo kontratë është arrtiur me procedurë të negociuar e pa publikim të njoftimit për kontratë.Me procedurë të negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë, dhe me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët, kontratë ju është dhënë kompanisë “ALL STONE” SH.P.K. me vlerë të përgjithshme të kontratës 175.40 euro.

Sipas kërkesave të dosjes së tenderi, rrjedhimisht në përshkrimin e çmimeve thuhet se janë të ndarë në tri pjesë A, B dhe C.Në pjesën e parë, pjesën A, është kërkuar largimi pengesave te ndryshme me pajisje të rënda deri ne 40 tonë Bulldozher, hapja e kanaleve me pajisje te renda Eskavator te peshave te renda deri ne 30 tone.Në pjesën B, është kërkuar mbajtja ne posedim te pajisjeve të peshave të rënda deri në 40 tonë Bulldozher, mbajtja në posedim të pajisjeve transportues të peshave të rënda deri në 80 tonë, mbajtja në posedim të pajisjeve për hapjen e kanaleve Eskavator të peshave të rënda deri në 30 tonë, mbajtja ne posedim të pajisjeve të peshave të rënda për ngarkim(luge)deri në 30 tonë.Ndërsa në pjesën e fundit C, është kërkuar transportimi i pajisjeve të rënda me transporter të peshave të rënda deri ne 80 tonë, ku në çmim llogaritet ngarkimi, transporti dhe shkarkimi, transportimi I kontejnerëve dhe pajisjeve tjera për km, ku në çmim llogaritet ngarkimi, transporti dhe shkarkimi dhe transportimi i makinerive të ndryshme për km, ku në çmim llogaritet ngarkimi, transporti dhe shkarkimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu