Në Maqedoni po vijon fushata për zgjedhjet parlamentare. UÇK është bërë temë e disa politikanëve të dështuar, të cilët po e përdorin e keqpërdorin në tubimet e përditshme me qytetarët.
Me të drejtë një ish-ushtarë deklaroi se duhet të miratohet ligj për ruajtjen e emblemës së UÇK-së, sepse ajo ushtri i takon popullit shqiptarë, e jo një partie politike.
Fatkeqësisht, politika shqiptare po gjen strehë tek lufta e lavdishme e ushtarëve të lirisë, shruan agjencia e lajmeve INA.
Politika dinake tani qartazi dëshiron ta shkund popullin e lodhur dhe të rraskapitur me tema të nxehta, e vetëdijshme se asnjë agjendë tjetër më nuk pinë ujë.
U harxhuan, u dogjën të gjitha letrat, tani po rikthehet politika në historitë e lavdishme të së kaluarës, për ta bërë popullin ta ndjej sërish gjakun në damarë.
E gjithë kjo sa të përfundojnë zgjedhjet dhe pastaj kthehen së bashku, politikanë maqedon e shqiptarë tek ideali i tyre i shenjtë, ndarja e tenderëve dhe korrupsioni.
Pas zgjedhjeve do shqyejnë pula e mish qengji bashkë, verëra të shtrenjta e gjëra tjera të lezetshme.
S’ka lidhje pse armiqësohet populli, do i zbusin me retorikën e integrimeve që po zgjasin dy dekada me radhë.
Por, tash politikës shqiptare i duhet UÇK-ja, të cilën e lanë pa status e në mjerim, për dallim prej “branitellave” që gëzojnë disa beneficione.
Në kohën kohën kurr kanë rrënuar gjithçka dhe rinia, pasuria jonë e vetme, po na ik me të madhe, politikanëve u duhet ky teatër.