Politika shqiptare në Maqedoni ka nevojë për këto dy figura, thirrja e aktivistit kërçovar

Aktivisti i njohur Blerim Ahmedi përmes një porosie në rrjetet sociale ka shkruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për profesorët e njohur Rufi Osmani dhe Blerim Reka që ti prijnë skenës politike shqiptare dhe të rikthehen në politikë, përcjell INA.

“Nëse duam të ndryshohet gjendja e shqiptarve të Maqedonisë, zgjidhja e vetme është kthimi i dy figurave intelektuale në politikë.

Çdo opsion tjetër i shërben politikës sllave. Mos thoni qe Maqedonia nuk ka Albin, ka edhe atë i kemi dy”, ka shkruar Ahmedi i njohur si prijës i protestave kundër rasteve të montuara dhe për zbardhjen e tyre.

Ai së fundi ishte në burg për protestën e organizuar në shenjë revolte për zjarrin që shkrumboi spitalin modular në Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu