Politikanët milionerë, e duan votën, e duan biftekun…

Politikanët e pasur premtojnë një pagë minimale prej 200 euro. Qytetarët besojnë se korrupsioni është një nga problemet më të rëndësishme në vend.

Në fund të fushatës, politikanët milionerë po shfaqen gjithnjë më agresivë, ata duan të fitojnë për ta mbajtur pushtetin, i cili u solli shumë të mira materiale e shpirtërore.

E duan votën, sepse ja dinë rëndësinë pushtetit, sepse kur erdhën në politikë ishin të varfër, sikur të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Pushteti u solli shumë të mira, vetura luksoze, vila, garderobë të brendeve më të njohura botëore, vizita nëpër metropolet e perëndimit, madje edhe ushqim të begatshëm, sikur rasti i biftekut të jashtëzakonshëm që kushtonte mbi 70 euro.

Për të mos hequr dorë nga kjo jetë, ata premtojnë paga më të larta, vende pune, subvencione, infrastrukturë, përjashtime nga taskat dhe shumë mrekulli tjera.

Ata gjithashtu sillen si patriotë të vërtetë, duke ofruar shpresë për njerëzit, edhe pse më shumë se një decenie menduan vetëm për veten dhe familjet e tyre.

Tash premtojnë mbrojtjen e të drejtave kolektive si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Politikanët që peshojnë miliona euro premtojnë mrekulli, në vendin me një shkallë të lartë të varfërisë, korrupsionit, në vendin me ekonomi, arsim, kulturë e shëndetësi të rrënuar./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu