Politikanët të ndalin nxitjen e urrejtjes: Shqiptarët dhe maqedonasit janë pro paqes dhe bashkëjetesës së mirë (VIDE0)

Në një nga anketat e fundit të realizuara nga Civil, qytetarët të të dy nacionaliteteve janë shpehur se kanë dëshirë të jetojnë në paqe, mirë dhe pa probleme, ndërsa politikanëve ju bëjnë apel që të qetësojnë situatën, shkruan Zhurnal.

“Të qetësohen të shkojmë në paqe jo kështu, kështu nuk është shtet le të qetësohen ata të mëdhejtë se populli nuk është fajtor, por të mëdhenjtë ne të mendojnë se nuk shkon kështu”, thekson kështu një i anketuar.

“Sigurisht që të qetësohet situata sepse kështu nuk shkon askundi, dikujt i pengon kjo gjë por mund keq të përfundojë edhe pse kam shpresë se do bëhet mirë”, shton më tej një tjetër në këtë anketë të realizuar.

“Ivanov nuk veproi drejtë, unë kam mësuar gjuhën maqedone dhe nuk e kam problem aspak, populli i varfër gjithmonë vuan, duam që të jetojmënë paqe bashkë”, thotë kështu një tjetër i moshuar.

Sipas kësaj ankete del se qytetarët nuk e kanë aspak problem të jetojnë mes veti, si ata shqiptarë edhe ata maqedonas janë kundër ndarjeve etnike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu