Politikani gjerman: Nuk kemi qenë kurrë më të rrezikuar si sot, kemi gabuar me Rusinë

Wolfgang Schäuble është shprehur i shqetësuar për situatën në botë, duke theksuar se prestigji i Gjermanisë është dëmtuar, ndërsa pranoi gabimet që ai dhe partia e tij (CDU) kanë bërë përballë Rusisë.

“Prestigji i Gjermanisë është dëmtuar rëndë,” thotë ish-presidenti i Parlamentit Federal dhe deputeti i Partisë Demo-kristiane (CDU) Wolfgang Schäuble për 50 vite.

Asnjëherë më parë nuk kam e ndjerë se situata botërore është aq kërcënuese sa është sot,” theksoi ai në një intervistë, duke iu referuar veçanërisht Rusisë.

Që nga koha e tij si Sekretar i Brendshëm, ai tha se duhet ta kishte kuptuar se çfarë po ndodhte.

“Kam biseduar me homologun tim rus atëherë se si mund të luftojmë terrorizmin së bashku. Pasi ne të gjithë e pamë se çfarë bëri Rusia në Çeçeni. Mund të kishim dëgjuar edhe presidentin e atëhershëm të Polonisë, Lech Kaczynski, i cili pas sulmit të Rusisë ndaj Gjeorgjisë paralajmëroi se “në fillim Gjeorgjia, pastaj Ukraina, më pas Moldavia, më pas Balltiku, pastaj Polonia”.

“Ai kishte të drejtë”, thotë Schäuble, i cili megjithatë nuk fajëson ish-kancelarin për ndjekjen e kësaj politike.

“Angela Merkel nuk ishte e vetmja që kërkonte të blinte gaz të lirë nga Rusia. Ekonomia, qytetarët, të gjithë e pranuan me kënaqësi”, shtoi ai, duke shtuar faktin që ish-kancelarja e ka të vështirë të pranojë se janë bërë gabime në politikën ndaj Rusisë.

I pyetur për “kancelarët e mëdhenj” të Gjermanisë, Schäuble i referohet Konrad Adenauer, Willy Brandt dhe Helmut Kohl .

“Lista aktualisht është e plotë”, thekson ai dhe përmend se është ende herët për të gjykuar nëse ka vend në këtë listë për Angela Merkel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu