Politikani serb: Kriminelët e Vuçiqit janë ata që po trembin, rrahin dhe vrasin serbët në Kosovë e jo shqiptarët

Politikani serb nga radhët e republikanëve Nikola Sanduloviq ka thënë se bandat e drejtuara nga presidenti Aleksandar Vuçiq po trembin, rrahin dhe vrasin serbët në Kosovë e jo shqiptarët, ashtu siç thuhet në mediet që drejtohen nga ai.

Sanduloviq me anë të një shkrimi në Facebook ka treguar një mesazh që i është dërguar lidhur me kërcënimet që u bëhet serbëve lokal për mospjesëmarrjen e tyre në barrikada, të vendosura para dy jave.

“Batakçinjtë e Vuçiqit kanë hyrë në disa shtëpi duke i rrahur të gjithë, që nga fëmijët e deri te të moshuarit. Arsyeja është se ata nuk kanë marrë pjesë në barrikada dhe ndoshta janë anëtarë të partisë, sepse ata që nuk janë në parti thuajse nuk mund ta fitojnë dot bukën e gojës”, thuhet në mesazhin e dërguar atij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu