Ministri polak i Mbrojtjes njoftoi sot se vendi i tij do të pranojë propozimin e Gjermanisë për instalimin e sistemit raketor kundërajror Patriot në Poloni. Gjermania ia bëri ofertën Polonisë pasi një raketë e humbur ra në territorin polak pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy polakë, raporton AP, transmeton InfoShqip.
Polonia dhe NATO ranë dakord që një raketë ukrainase ra mbi Poloninë dhe humbi objektivin e saj gjatë një operacioni të mbrojtjes ajrore të Ukrainës kundër një sulmi raketor rus më 15 nëntor.
Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak fillimisht tha se ishte “i kënaqur” për të mirëpritur ofertën gjermane, por kreu i partisë së fuqishme në pushtet të Polonisë, Jaroslaw Kaczyński, më vonë tha se Ukraina duhet të instalojë sistemin Patriot, të cilin Blaszczak dhe drejtues të tjerë polakë e pranuan.
Blaszczak shkroi sot në Twitter se i vjen keq që Gjermania nuk dëshiron të instalojë sistemin “Patriot” në Ukrainë.
“Isha i zhgënjyer. Vendosja e Patriotit në Ukrainën perëndimore do të rrisë sigurinë e polakëve dhe ukrainasve”, ka shkruar ministri polak i Mbrojtjes.
Megjithatë, ai konfirmoi se të dy palët po vazhdonin me “kontratat për instalimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Poloni” dhe lidhjen e tyre me sistemin e komandës polake./InfoShqip.com