Pompeo, një përgjigj Lavrovit: Ja ç’po bën Rusia në Mesdhe

Të martën, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo akuzoi Rusinë për “kërcënimin e stabilitetit të Mesdheut” dhe për “mbjelljen e kaosit” në vendet e rajonit. Në një deklaratë mbi “ndikimin rus në Mesdhe”, kreu i diplomacisë amerikane në largim iu përgjigj homologut të tij rus Sergei Lavrov, i cili akuzoi Shtetet e Bashkuara për lojëra politike në pellgun e Mesdheut.

Ministri Lavrov e ka gabim dhe po përpiqet të rishkruajë historinë. Në realitet, Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë në mënyrë efektive me partnerët rajonalë dhe po mbështesin proceset politike në Libi nën kujdesin e KB,” tha Pompeo në Twitter. “Rusia minon politikën e brendshme të vendeve në Mesdhe, mbështet diktaturën brutale të Bashar al-Asad në Siri dhe ndez konfliktin në Libi me ndihmën e grupeve besnike,”ishin fjalët e Pompeos.

Sipas tij, “Rusia paraqet një kërcënim për stabilitetin e Mesdheut duke përdorur shpërndarjen e dezinformimit, minimin e sovranitetit kombëtar, mbjelljen e kaosit dhe nxitjen e konflikteve dhe ndarjeve në vendet e rajonit”.

Pompeo dënoi veprimet e Moskës në Libi, Greqi dhe Siri në momentin kur presidenti rus më në fund uroi Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu