Pompeo: Rusia tentoi të pengojë nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës

Rusia me vite po përdorë metoda të ndryshime për përhapje të dezinformatave dhe krijimin e kaoseve, konflikteve dhe përçarje në vende në gjithë Mediteranin, e shembull për këtë është përpjekja që të pengohet Marrëveshja e Prespës në vitin 2018 mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njofton kështu sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo.

Kjo deklaratë është nxitur nga deklarata së fundmi nga ana e ministrit për punë të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, se SHBA-të po luajnë lojëra politike në Mediteran dhe po zvarritin me emërimin e një përfaqësuesi të ri special të sekretarit gjeneral të KB-së për Libi.

Pompeo më tej ka shtuar se SHBA-të dhe partnerët nga Këshilli për Siguri të KB-së kanë punuar në përforcimin e sistemeve të KB-së dhe krijimin e një funksioni – përfaqësues special i KB-së, dhe koordinues shtesë të Misionit të KB-së për mbështetje të Libisë. Pompeo konstaton se Rusia po përdorë metoda të ndryshme të dezinformatave, të krijojë përçarje dhe kaos me qëllim që të rezikojë stabilitetin në Mediteran.

Në Siri, Rusia e mbështeti regjimin e Asadit, lufta e së cilit kundër popullit të tij e ka thelluar jostabilitetin rajonal, ka kontribuar të vazhdojë kriza humanitare dhe me dhunë janë shpërngulur gjysma e popullsisë. Në vitin 2018 diplomatë rusë u përzunë nga Greqia, si përgjigje e përpjekjeve të pengohet nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, dhe përshkak përzierjeve në çështjet e kishës ortodokse greke”, theksoi Pompeo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu