Populli është kundër Zajednicës, pasi shumica e popullit e votuan Albin Kurtin, thotë këshilltari i kryeministrit

Erzen Vraniqi, këshilltari i kryeministrit, ALbin Kurti, ka thënë se shumica e populli të Kosovës e kanë votuar VV-së dhe Kurtin për kryeministër për vlerat dhe parimet politike, përfshirë edhe kundërshtimin e Zajednicës.

Sipas tij, insistimi për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe, apo siç e quan Vraniqi, Zajdenicës, dhe injorimi i Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e populli të Kosovës.

Populli e ka votuar me shumicë dërmuese Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albinin kryeministër për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës! Populli është kundër Zajednicës! Insistimi për Zajednicën dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës”, ka shkruar Vraniqi.

Vraniqi ka përfunduar postim e tij ne Facebook duke thënë se “Zajednica nuk kalon”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu