Populli serb e konsideron shumë të rëndësishëm dialogun me Kosovën

Një sondazh i bërë nga një organizatë joqeveritare në Serbi ka zbuluar se dialogu i Serbisë me Kosovën është ndër temat më të rëndësishme për opinionin serb. Vetëm qeverisja lokale ka lënë prapa temën e dialogut me Kosovën, me 70 për qind të respondentëve që kanë thënë se do të shqetësoheshin nëse vendi i tyre njeh pavarësinë e vendit tonë.

Sipas CRTA-s, 20 për qind e të anketuarve do të ishin indiferentë nëse Serbia njeh Kosovën, ndërsa vetëm një numër i vogël serbësh do të ishte i kënaqur me një zgjidhje të tillë politike.

Interesimi për temën e Kosovës s’është për t’u habitur… ka disa arsye për këtë. E para janë lajmet e vazhdueshme për marrëveshjen përfundimtare, e cila mendohet se tashmë është shkruar, formësuar dhe thjesht duke pritur momentin e duhur për të njoftuar publikun. Arsyeja e dytë është se tema e Kosovës vendoset brenda kornizës së polarizimit të dukshëm dhe dilemës false, pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës.” – vlerësoi analisti Stefan Surlic.

I njëjti analist beson që tema e Kosovës është e vetmja që mund t’i rrënojë popullaritetin e lartë presidentit aktual Aleksandar Vuçiq. Në këtë anë të kufirit, qytetarët e Kosovës në bazë të disa matjeve të opinioneve, e kanë vlerësuar temën e dialogut si të gjashtën apo të shtatën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu