Portale të afërta me BDI kanë shkruar se kjo parti fitoi bindshëm në Kumanovë dhe Likovë edhe përkundër siç thuhet propagandës mediale.
“Kumanova dhe Likova i dhanë Bashkimit Demokratik për Integrim gjithsej 7.655 vota, 4.379 në Kumanovë dhe 3.276 në Likovë, duke e pozicionuar të parën nga partitë politike shqiptare, njofton Flaka.
Bazuar në rezultatet zyrtare, në Kumanovë dhe Likovë Lëvizja “Besa” mori 7.331 vota, PDSH 4.039 dhe Aleanca për Shqiptarët 3.209 vota.”
“Pozicionimi si parti e parë shqiptare në këtë rajon i BDI-së, bëhet në kohën kur media të caktuara bëjnë propagandë të paparë kundër këtij subjekti pikërisht në zonën e Kumanovës”, kanë shkruar këto portale./ina