Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nga llogaria e tij në Twitter ka bërë një postim në lidhje me projektin e Tunelit të Transmetimit të Ujit për Qëllime Ujitjeje në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).
“Sot (22.05.2021) bëmë përurimin e tunelit të transmetimit të ujitjes, i cili do të ujit e atdheut mëmë do ta çojë në tokat pjellore të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV). Uroj që tuneli të jetë i dobishëm dhe i hairit për vendin tonë dhe qipriotët turq dhe përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti”, shkruan udhëheqësi turk.
Postimin e tij Presidenti Erdoan e shoqëron edhe me një infografik me të dhëna për këtë projekt.
Të shtunën Presidenti Erdoan kishte marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e dritës që ishte parë në fund të tunelit të transmetimit të ujit për ujitje në RTQV me videokonferencë nga Vila Presidenciale Vahdettin në Stamboll.
Në fjalën që kishte mbajtur në këtë ceremoni Erdoan kishte thënë se me sistemin e tubacionit të varur në det do të transmetojnë çdo vit 75 milionë metra kub ujë nga atdheu mëmë në atdheun bijë.









