Postoi mesazh të frikshëm në Facebook, pastaj u gjet e vdekur

Trupi i një vajze 19 vjeçe është gjetur në një fermë në Colorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Natalie Bollinger ishte parë për herë të fundit në banesën e saj në Broomfield, kurse ishte raportuar si e zhdukur nga familja më 28 dhjetor 2017. Policia nuk ka treguar shkakun e vdekjes, por rastin po e trajton si vrasje.

Dy javë para se të zhdukej, gjykata kishte lëshuar një urdhër ndalimi për një burrë 42 vjeç me emrin Shaën Schëartz, i cili po e ngacmonte vajzën, po e ndiqte ngado që shkonte dhe po i dërgonte qindra mesazhe e thirrje telefonike.

Krejt këto vet Bollinger i kishte treguar përmes një postimi në Facebook, ku kishte thënë që po ndiqej dhe nuk po lihej rehat nga një person më në moshë, me të cilin ishin bërë shokë më herët, por marrëdhënia mes tyre kishte marrë një kahje tjetër.

Ndër të tjera, 19 vjeçarja kishte thënë që burri në fjalë kishte ardhur me veturë nga një pjesë tjetër e Amerikës, vetëm për ta takuar dhe kishte fjetur afër zyrës së saj të punës me javë të tëra.

Policia ka bërë të ditur që e ka intervistuar burrin 42 vjeç, por nuk ka thënë nëse ai është i dyshuar për vdekjen e mistershme të vajzës./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu