Maqedonasit po ndërmarrin hapa të tjerë kundër platformës së partive shqiptare të pranuar tashmë nga Zoran Zaev, të cilin vetëm pak minuta më parë presidenti Ivanov refuzoi t’i jepte mandatin për të bërë qeverinë.
TV Tera raporton se një grup maqedonasish kanë bllokuar rrugën Manastir – Prilep në shenjë proteste, përcjell Albeu.com.
Bllokada ka ndodhur në udhëkryqin në Kukureçani në dalje të Manastirit.
Protesta në fjalë është shoqëruar me këngë patriotike maqedonase, flamuj dhe thirrje kundër gjuhës shqipe dhe shqiptarëve. /Albeu