Prag tragjedie, gurë të shkëputur nga mali godasin autobusin e puntorëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Knallës, në Shëngjin.

Gurë të mëdhenj janë shkëputur nga mali dhe kanë rënë mbi një autobuz të mbushur me punëtorë të një fabrike.

Nga raportimet e para flitet për dy gra të lënduara, ndërkohë pritet versioni zyrtar i policisë.

Nuk dihet ende arsye e rrëshqitjes së gurëve, ndërkohë po punohet për pastrimin e rrugës. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu