Ngjyrat e fasadës së Ministrisë së Drejtësisë mbeten që të flasin për “Revolucionin shumngjyrësh” nga viti kaluar. Pushteti nuk e pastroi këtë fasadë, për dallim nga fasadat e Qeverisë, Kuvendit, Portës Triumfale, të cilat ishin në shënjestër më të shpesht të doemostratave anti-pushtet, shkruan FLAKA.mk
Presidenti Ivanov e tëhoqi abolicionin, u formua qeveri teknike e cila implemetoi zgjedhje, paraprakisht disa minstra të VMRO-DPMNE-së dhanë dorëheqje, kurse Nikolla Gruevski nuk është më kryeministër. Por një pjesë e kërkesave ende nuk janë përmbushur.
Vakumi institucional pas zgjedhjeve e zgjon aktivizimin qytetarë. Por me ardhjen e pranverës qytetarët zgjohen definitivisht, dhe nëse situata pa zgjidhje dhe kriza politike vazhdojnë nuk anashkalohen protesta dhe forma të tjera të aktivizimit qytetarë.
Aktivisti qytetar Zamir Mehemdi thotë se është koha e fundit të zgjidhet kriza politike, e nëse nuk ndodh kjo atëherë në shtet, siç thotë, do të ketë ndodhi të reja.
“Vjen pranvera, e nuk ka pse të habitemi dhe të organizohemi sërisht. Popullata vërtetë protestoi dhe luftoi, kurse akoma nuk ka një përfundim-zgjidhje, prandaj mund të them se shumë pak mungon, gjegjësisht nuk mungon shumë që të tubohet sërisht populli”, thotë Mehmedi.
Duke rikujtuar protestat anti-qeveritare të vitit të kaluar, kur për më shumë se 70 ditë pa ndrëprerë protestoheshte çdo ditë, Mehmedi thotë se me “Revolucionin shumëngjyrësh” ra miti i frikës.
E rëndësishme ishte që te protestat e vitit të kaluar kishte kërkesa, thotë Misha Popoviq nga Instituti për demokraci. Kërkesat janë vërtetë të rëndësishme në një proces kur protestohet pasi bashkojnë njerëz të ndryshëm rreth qëllimit të përbashkët. Një pjesë e kërkesa u plotësuan, një pjesë jo, kështu që suksesi nuk dihet a u arrit përfundimisht, gjegjësisht protesta ishte gjysëm e suksesshme, thotë Popoviq.
E derisa kërkesat në tërësi nuk janë plotësuar dhe vendi vazhdonë të jetë pa qeveri edhe pas më shumë se dy muajsh, rreziku kanoset për protesta të reja, të cilat tanimë vetëm se kanë filluar nga dita e djeshme. Kësaj radhe në rrugë dolën të parët të ashtuquajturit ‘të paçrrënjosurit’ të cilët do ta ‘mbrojnë Maqedoninë’, ndërsa edhe partia e Nikolla Grueskit disa herë ka kërcënuar se do ta nxjerrë popullin në rrugë, nëse siç thonë, nuk respektohet principi ‘fituesi me fituesin’. FLAKA.mk