Gjatë periudhes 2011-2014 ishte ministër i drejtësisë, ndërsa emri i tij u përmend edhe në një shkrim të gazetës amerikane “The Guardian”.
Kjo media britanike ka shkruar se Bexheti ka arritur numër rekord të punësimeve të shqiptarëve në gjyqësor.
Gjatë kohës si ministër, në Prokuroritë Themelore në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe qytete tjera janë emëruar prokurorë shqiptarë.
Ndërkohë në Gjykatën Administrative në Shkup për herë të parë kryetarja e gjykatës është shqiptare, përveç kësaj në këtë gjykatë ka shumë gjykatës shqiptar, ndërsa falë përkushtimit të tij shqiptarë mund të gjinden edhe në gjykata të niveleve më të larta si në Gjykatën e Apelit në Shkup, në Gjykatën Supreme të Maqedonisë e në Këshillin Gjyqësor Republikan, kanë shkruar portale të afërta me BDI./InfoShqip.com











