Prekëse: “Jetimët e Ballkanit” bëjnë me banesë familjen e Fionës së sëmurë dhe të varfër (VIDEO)

Fiona Shkodra ka 14 vjet, por ajo ka dy gjëra që nuk e lanë të rritet si fëmijët tjerë transmeton Faktiditor.ch.E para është sëmundja e saj më saktë ajo është me sindromin Daun dhe e dyta është varfëria .Të dyja këto bashkë rrëzojnë botën dhe jo më një moshë të njomë si Fiona .Prindërit e saj një familje e fisme dhanë cdo gjë për ta shërruar atë, por një ditë ajo pasuri e paktë e tyre u shterr dhe ata e gjetën veten kaq keq materialisht sa u dorëzuan.

Jeta e tyre është një përshkrim i tmerrshëm dhe ka fragmente që as nuk mund ti dëgjosh dhe jo më ti ndjesh secilën ditë, ti përketosh ato në mënyra kaq të trishta.Por gjithmonë ka një shpresë, del një fat , një dritë në fundin e atij tuneli të errët dhe vetmitarë.Janë Shoqata “Jetimët e Ballkanit” me misionin e tyre fisnik që u dalin gjithnjë në ndihmë familjeve me nevojë, atyre të varfëra .
Jetimët e Ballkanit bëjnë një tjetër familje me banesë ne Gjilan .Bëjnë në fakt me jetë edhe një tjetër familje që varfëria e ka goditur me gjithë forcën e vet.Një nënë që qan dhe Fiona e re që ka vuajtur shumë.Babai i saj Gëzim Shkodra ka dhënë gjithë pasurinë e tij vetëm për ta shërruar atë, por në një pikë ai i ka humbur të gjitha,sepse midis varfërisë dhe sëmundjes nuk mund tia dalësh në këtë kohë krize.

Faktiditor ju sjellë edhe një video nga ku mund ti ndiqni rrëfimet e Fionës, nënës së saj dhe Babait Gëzimit që tregojnë para Hoxhë Halil Kastratit ky humanist i rralle, të gjitha detajet e jetës së tyre prej skamnori./Faktiditor.ch/.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu