Prekëse, vajzës së “ngujuar” në shtrat i bëhet dëshira realitet, Alban Skënderaj shpërthen në lot (VIDEO)

Në misionin “Shqiptarët për shqiptarët” që transmetohet në “News24” ishte protagoniste Sidorela.

Ajo është një vajzë e re “e ngujuar” në shtrat, dëshira e së cilës u plotësua.

Idhulli i saj është këngëtari Alban Skënderaj dhe ëndrra për ta takuar u kthye në realitet.

Vajza rrëfeu se këngët e tij i qetësonin dhimbjet e trupit dhe shpirtit.

Ajo u shpreh:

Unë e pëlqej shumë muzikën. Këngëtari im i preferuar është Alban Skënderaj dhe kam shumë dëshirë ta takoj njëherë. Çdo këngë të tij kur e dëgjoj, më duket se më lexon shpirtin. E nis ditën me këngët e tij. Kur nuk më zë gjumi dëgjoj këngët e tij. Kur jam me dhimbje dëgjoj këngët e tij. Është një këngëtar, që lum ne që e kemi.
Mjafton t’i dëgjoja njëherë zërin, se e kam dëgjuar gjithmonë duke kënduar. Të më merrte Albani mua në telefon? Thjesht do bllokohesha. Nuk do më besohej se do ishte ai. Do doja të ishte dikush pranë meje të më pickonte, të më thoshte, shiko se është vërtet Albani.

Unë kur dëgjoj këngët e tij, humbas. Flasin njerëzit përreth, por unë jam duke kënduar këngët e tij. Është emocion që kush ka një idhull më kupton. Ai të frymëzon, jep mesazhe shumë në tekstet e tij që shkruan, në muzikën që bën. Është më i miri, është i paarritshëm. E kam shumë qejf”.

Duke ditur se dy motrat janë të lidhura me teknologjinë pasi është dritarja e vetme me botën, këngëtari Sidrit Bejleri u dhuroi Ipad vajzave. Por surpriza nuk përfundoi këtu.

Në momentin kur Sidorela do dëgjonte në Ipad këngët e Albanit dera hapet. Shfaqet Alban Skënderaj. Ajo nuk e sheh, por i dëgjoi zërin dhe e njohu. Sidorela nuk përmban dot emocionet, raporton “BW”.

Një ëndërr u bë realitet. Një përqafim nga idhulli i saj, zëri i cilit i shëron shpirtin. Së bashku me Albanin flasin për muzikën e tij, veçanërisht për tekstet domethënëse.

Albani i thotë se sa herë ndihet e vetmuar të mos ngurrojë t’i telefonojë. Momenti më i bukur është kur këndojnë të dy këngën e preferuar të Sidorelës “Dhurata”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu