Presidencialet, pushteti po negocion pa “zë”

Pushteti edhe më tej pa detaje rreth negociatave për një kandidat për president, përveç se ka vullnetin që ai të jetë konsensual. Pasi partnerët e koalicionit dhe Besa nuk u pajtuan, LSDM-ja njoftoi se rezultati do të dihet javën e ardhshme dhe thotë se është mosmirënjohëse të komentohet tani për shkak të seriozitetit të procesit.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, i cili është ndër emrat e mundshëm për kandidat presidencial, për Radion Evropa e Lirë tha se nuk është aq e rëndësishme nga cila pozitë do të jetë kandidati, sa është e rëndësishme figura. Në intervistë ai nuk e theksoi se cili është qëndrimi i BDI-së ndaj tij.

“Mendoj se ka shumë persona cilësor, sepse është shumë e rëndësishme Qeveria në presidentin e ardhshëm të ketë partner parimor, që ta kapim rrugën dhe të shfrytëzojmë këto vite para nesh që mund të jenë vite të arta, pasi përvoja e shteteve tjera që kanë hyrë në NATO dhe kanë bërë hapa drejt BE-së tregon se këto vite janë vitet e ndryshime dhe zhvillim ekonomik”- deklaroi Nikolla Dimitrov- ministër i jashtëm.

Ende nuk dihet nëse edhe votat e Lëvizjes BESA do të përfundojnë në konton e kandidatit të mundshëm konsensual. Pas bisedimeve me kryeministrin Zaev, kreu i BESË-s, Bilall Kasami tha se mbështetja e tyre nuk do të jetë e pakusht. Kandidati presidencial i VMRO DPMNE-së opozitare, Gordana Siljanovska- Davkova një ditë më parë njoftoi se në kohë rekord janë grumbulluar 10 mijë nënshkrime, me çka edhe zyrtarisht është kandidate për president.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu