Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot nga Varna ka deklaruar se atë që e ka shkruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në fejsbuk nuk është kërkim falje.
“A dëgjuat se ka kërkuar falje?. Unë nuk ka dëgjuar. Ajo në fejsbuk nuk është kërkim falje. Zaev tha se bëhet fjalë për gabim, por nuk i korrigjoi mendimet. Nuk mund gjithçka të bazohet në pi-ar politikë dhe të mos mendohet në mënyrë afatgjate. I bëjë thirrje Qeverisë së Bullgarisë të shoh nëse është shkelur ndonjë dispozitë nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedoninë”, ka thënë Radev, transmeton SHENJA.
Zaev të premten në fejsbuk shprehi keqardhje që disa ditë më parë deklaroi se “Kryengritja e Ilindenit është maqedonase”, ndërsa lidhur me këtë deklaratë reagoi edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov. /SHENJA