Presidenti Erdogan bisedë telefonike me kryeministren britanike May

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministren e Britanisë, Theresa May, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burime të presidencës, në bisedën telefonike të realizuar gjatë ditës së sotme, dy liderët kanë këmbyer mendime për çështjet aktuale dhe rajonale.

Erdoğan dhe May kanë theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare dhe investimeve reciproke.

Dy liderët po ashtu kanë rënë dakord që së shpejti të realizohet takim mes ministrit turk të Thesarit dhe Financave Berat Albayrak dhe homologut britanik.

Gjithashtu, në bisedë telefonike janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit në Siri, me në krye Idlibin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu