Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me themeluesin e kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk.
Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedën telefonike Musk-Erdoğan është diskutuar bashkëpunimi në fusha të ndryshme midis korporatave të sektorit publik dhe privat në Turqi dhe kompanisë së drejtuar nga Musk, në krye me teknologjitë hapësinore.









