Presidenti Erdogan, në plazhin e Durrësit

Në këto ditë të nxehta verore, Durrësi është në fluksin më të madh të pushuesve të cilët kanë zgjedhur këtë destinacion për të kaluar pushimet e tyre.

Kështu duke pasur parasysh numrin e madh të turistëve që qëndrojnë në Durrës, aty vjen edhe presidenti turk “Recep Tayyip Erdogan” por në një mënyrë pak më ndryshe.

Në rrugën “Pavarësia” në Durrës sapo kalon stacionin e parë të plazhit bie menjëherë në sy një emër, ai i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan,  në një piceri të vogël që ofron shërbime 24 orë për klientët e saj dhe në hyrje shkruan: “Ndalohet hyrja me rroba banje”.

Në një kohë kur produksionet turke kanë pushtuar ekranet e të gjithë shqiptarëve, vërehet dukshëm edhe simpatia për to, pasi ky lokal nuk është i vetmi me emër turk, në po të njejtën rrugë vërehet edhe dyqani “Sulltan Bakllava” si dhe një hotel me emrin “Antalya” por aspak me pamje deti si në Antalia të Turqisë, pasi hoteli ne Durrës ofron një panoramë betoni dhe të shumëkatësheve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu