Presidenti Erdoğan përshëndeti “vlerësimet objektive” të kreut të NATO-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përshëndeti komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes euro-atlantike.

Dëshirojmë të falënderojmë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për vlerësimet e tij objektive mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes euro-atlantike”, u shpreh presidenti Erdoğan në një postim në Twitter.

Turqia, si një aleate e NATO-s, do të vazhdojë të përmbushë të gjitha përgjegjësitë e saj dhe t’i shërbejë paqes dhe sigurisë globale“, shtoi ai.

Më herët, Stoltenberg tha se krahët evropianë mbrohen nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE), siç janë SHBA, Kanadaja dhe Britania në veri, si dhe Turqia në juglindje.

Siç theksoi Stoltenberg, Turqia kufizohet me Sirinë dhe Irakun, duke shtuar se “është një vend jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht në luftën kundër DEASH-it”. Turqia ka vazhduar luftën e saj kundër grupit terrorist DEASH me operacionet në vend dhe në kufijtë e tij.

Sipas të dhënave të përpiluara nga AA, autoritetet turke arrestuan 2.343 të dyshuar, përfshirë të ashtuquajturit anëtarë të lartë të grupit, duke sekuestruar sasi të mëdha dokumentesh, armësh dhe municionesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu