Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh në përvjetorin e rihapjes së Xhamisë së Shën Sofisë në Stamboll.
Në një mesazh të postuar në llogarinë e tij të mediave sociale, Twitter Presidenti Erdogan tha:
“Le të bekohet edhe një herë civilizimi me #RingjalljeneShënSofisë, e cila është një simbol i ringjalljes së diellit të qytetërimit tonë. Falënderimet i qofshin Zotit tonë, i cili na ka treguar këto ditë. Shpresoj që zërat e lutjeve, salavateve dhe hatmeve nga kupolat e kësaj faltore të madhe të mos mungojnë deri në ditën e amshimit“- tha Erdogan.









