Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, uroi festën e ardhshme të Krishtlindjeve për të gjithë të krishterët, raporton Anadolu Agency (AA).
“Në përputhje me vlerat e qytetërimit tonë, ne vazhdojmë të kultivojmë parimin e mosdallimit të njerëzve sipas origjinës së tyre, përkatësisë fetare ose racore. Ne i kushtojmë rëndësi të madhe faktit që të gjithë qytetarët tanë gëzojnë dhe ruajnë lirisht kulturën, besimin dhe traditën e tyre”, tha Erdoğan.
Duke theksuar se Turqia gjendet në rajonin në të cilin me shekuj së bashku kanë jetuar kultura dhe tradita të ndryshme, Erdoğan tha se diversiteti trajtohet si pasuri e shoqërisë dhe komunitetit dhe se respektimi i ndërsjellë është një segment i rëndësishëm i unitetit dhe paqes kombëtare.










