Presidenti i KE, Charles Michel bisedë me Ramën: Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në rrugën e BE

President i Këshillit Evropian, Charles Michel ka zhvilluar një bisedë virtuale me kryeministin Edi Rama.

Michel ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet gjatë bisedimit me Ramën, teksa shkruan se e ka uruar kryeministrin mbi zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ai thekson se Shqipëria ka bërë përparime të rëdësishme në rrugën e saj drejt BE.

Unë e urova kryeministrin Edi Rama mbi zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ne gjithashtu rishikuam përparimin e rëndësishëm të bërë nga Shqipëria në rrugën e saj të BE në dritën e samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor,” shkruan Michel në postimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu