Presidenti i Polonisë: Ukraina nuk duhet t’ia japë asnjë centimetër territor Rusisë

“Vetëm Ukraina mund të vendosë për fatin e vetë”, ka thënë presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, në një fjalim në parlamentin e Ukrainës, raporton BBC.

Duda ka thënë se po dëgjon disa propozime që Ukraina të dorëzohet para kërkesave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Por, Duda i ka thënë deputetëve ukrainas se ato zëra nuk bën të dëgjohen dhe se dorëzimi i vetëm një centimetri territor ukrainas do të ishte goditje për gjithë botën perëndimore.

Duda po ashtu ka thënë se Polonia e përkrah plotësisht anëtarësimin e Ukrainës në Bashkim Evropian.

Ai është lideri i parë i huaj që ka mbajtur fjalim me prani fizike në parlamentin ukrainas që kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu