Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbardhur telefonatën me kryeministrin Edi Rama

Zelensky shkruan në një postim në Twitter se kanë diskutuar për luftën, si edhe 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, shkruan Zelensky.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu