Gjithmonë jam angazhuar për të gjetur zgjidhje e cila nuk do ta cenojë identitetin, interesat kombëtare dhe kushtetutën. Çështjae emrit dhe identiteti është më e vjetër dhe më vlefshme se çdo kushtetutë, çdo Qeveria, çdo parti, dhe çdo interes personal, tha Ivanov në fjalimin e tij në darkën solemne me diasporën e bashkuar Maqedonase. Ai gjithashtu më në fund e shpalosi edhe qëndrimin e tij në lidhje me Referendumin.
Unë isha njëri prej atyre të cilët e dhanë votën e tyre për Republikën e Maqedonisë që të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur, me emër dhe dinjitet. Nuk heq dorë nga vendimi im. Prandaj më 30 shtator nuk do të dal për të votuar, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov.
Por, veprimet e Ivanovit nëkundërshtim me angazhimet e qeverisë, nuk janë diçka e re. Pikërisht qëndrimeve të tilla, me referendumin duhet tu jepet fund, thazv. kryeministri Bujar Osmani.
Zotëri Ivanov përfaqëson atë që duam ta ndërpresim më 30 shtator. Është pozitive që e dimë se çfarë presin qytetarët dhe qartësisht e bëjmë kontrastin midis asaj që duhet të ndodhë. Vendimi është midis diçkaje që e përfaqëson Ivanovi dhe diçkaje që e përfaqëson e gjithë bota e civilizuar perëndimore e cila erdhi këtë muaj në Shkup, deklaroi zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Osmani duke folur por qëndrimin e Ivanovit, tha se ndoshta është mirë që ai më në fund u prononcua, pasi që qytetarët do të mund ta shohin kontrastin mes asaj që duhet dhe asaj që nuk duhet të zgjidhet në fund të shtatorit.