Presidenti kroat i përgjigjet Serbisë: Kosova është çështje e kryer

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se shtimi i forcave ushtarake në Kosovë nuk ka qenë si qëllim për të provokuar Serbinë. Në një përgjigje ndaj reagimeve të liderëve serbë, Milanoviq e ka quajtur të mbyllur çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Ditë më parë, ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, paralajmëroi ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë për “stabilitet të rajonit”. Kjo nuk u prit mirë në Serbi, që e cilësoi provokim nga ana e Kroacisë.

E të shtunën, Milanoviq duke folur para gazetarëve ka përsëritur se çështja e ushtarëve kroatë në Kosovë s’ka të bëjë me Serbinë.

“Ushtarët kroatë janë në parim për ta mbrojtur Kroacinë dhe çfarëdo forme tjetër e bashkëpunimit është e dëshirueshme. Kosova është e njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian, përjashtuar pesë vende, andaj është çështje e kryer. Nuk është provokim për Serbinë. Ata nuk dinë si të dalin nga kurthi ku e kanë futur veten 30 vjet më parë. çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në luftëra. Vazhdimisht po manipulojnë me këtë. Është një mënyrë që përdoret për të mbajtur në tension votuesit e tyre”, ka thënë ai, shkruajnë mediumet kroate.

Milanoviq ka thënë tutje se Serbia s’mund të krahasohet me Kroacinë, pasi, sipas tij, Serbia s’ka ambicie për anëtarësim në Bashkimin Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu