Presidenti Thaçi udhëton për në SHBA, do të takohet edhe me presidentin Trump

Presidenti Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari i shtetit do të kryesojë delegacionin kosovar, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në New York presidenti Thaçi, do të zhvillojë takime me homologë nga shtete të botës.

Këto takime zhvillohen për të rritur bashkëpunimet bilaterale dhe numrin e njohjeve për Kosovën, njofton Presidenca përcjellë Klan Kosova

Presidenti Hashim Thaçi dhe zonja e parë Lumnije Thaçi, do të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie Trump.

Delegacioni i Kosovës, do të ketë takime të shumta me liderë botëror, presidentë, kryeministra, dhe kryediplomatë.

Asambleja e Përgjitshme për çdo vit mbledhë përfaqësuesit e të gjitha shteteve të botës, dhe organizatave ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu