Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, ku kanë diskutuar zhvillimet në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se presidenti turk dhe kryeministri italian vlerësuan një zgjidhje për të siguruar paqe dhe stabilitet në Mesdheun Lindor që do të mbrojë të drejtat e të gjitha vendeve dhe do të sjell fitore pë të gjitha palët.
Gjatë telefonatës, të dy udhëheqësit po ashtu diskutuan hapat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe u pajtuan për të ruajtur bashkëpunimin dhe dialogun midis dy vendeve.
Më 10 gusht, Turqia njoftoi se anija e saj e shpimit Oruç Reis do të rifillojë kërkimet e energjisë në Mesdheun Lindor.
Vendimi i Turqisë erdhi pas një marrëveshjeje të diskutueshme për delimitimin, e nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit, që ngacmoi gjestin e mëparshëm të vullnetit të mirë të Turqisë për të prolonguar kërkimet e enegjisë në rajon.
Anija do të vazhdojë punën e saj në Mesdheun Lindor së bashku me anijet Cengiz Han dhe Ataman deri më 23 gusht.










