Presidenti turk Erdogan hoqi moshën e daljes në pension

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve, hoqi moshën e daljes në pension.

Kjo lejoi më shumë se dy milionë punëtorë të dalin në pension menjëherë.

Këtë e bëri të ditur Erdogan gjatë një konference për shtyp me temën e moshës së pensionit, njoftuan agjencitë.

Partia qeverisëse e Erdoganit ngriti ndjeshëm pagën minimale javën e kaluar si pjesë e një përpjekjeje për të rifituar mbështetjen e humbur nga inflacioni, rënia e lirës dhe një rënie e mprehtë e standardeve të jetesës.

Mosha e daljes në pension ishte më parë 58 për gratë dhe 60 për burrat.

Nuk dihet ende se sa do të kushtojë sistemi i ri i pensioneve dhe Erdogan ka bërë të ditur se 2.25 milionë persona kanë të drejtë për pension të menjëhershëm.

Aktualisht në Turqi janë 13.9 milionë pensionistë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu