Presidenti Vuçiç “dorëzohet” para Albin Kurtit, ja si amerikanët po i ngushtojnë “lakun” Serbisë, pritet njohja e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hyjnë në lojë për të finalizuar sa më shpejt një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Në fund Beogradi do të detyrohet me presionin amerikan që në fund të njohë Prishtinën e pavarur. Si fillim, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Kosovën këtë javë, për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës për dialogun në mes të saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit dje, duke theksuar se Escobar do të takohet edhe me komunitetin serb të Kosovës për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Vizita e tij do ta ritheksojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e synojnë integrimin Euroatlantik dhe një bashkëpunim më të thellë rajonal”, thuhet në njoftimin e Departamentit te Shtetit.

Pritet njohja e Kosovës

Sinjalet janë se me ardhjen e Escobar në vijim priten lajme të rëndësishme për Kosovën. Nga ana tjetër Sinisha Vukoviç, pjesë e Univesitetit “John Hopkins” në Uashington dhe analist i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, tha se hapësira manovruese e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, bashkë me kufijtë kohorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), dita-ditës janë duke u ngushtuar dhe rrjedhimisht, pritet edhe njohja e Kosovës nga Serbia. Ai theksoi se përkundër që presidenti serb do të vazhdojë të blejë kohë për një periudhë afatshkurtër, duke ushtruar funksionin e “zjarrvënësit dhe zjarrfikësit” në të njëjtën kohë, kjo qasje do të përfundojë shpejt. Madje, ai përmendi edhe sanksionet ndërkombëtare për autoritetet serbe. “Vuçiç e kupton këtë sepse ai s’ka asgjë më shumë për t’i ofruar SHBA-së, veçse të jetë faktor stabiliteti në një rajon të turbulencave të përhershme ku është edhe zjarrvënës edhe zjarrfikës. Nëse unë ndez një zjarr, ata do të kenë nevojë që unë ta shuaj dhe në këtë mënyrë ai blen kohë në një afat të shkurtër që interesat të vazhdojnë të tejkalojnë disa norma dhe parime”, tha ai dje në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”. “Megjithatë, tashmë shihet se edhe ajo kohë nuk është e pakufizuar, shumë sanksione janë futur, shumë ende nuk kanë ndodhur, rrethi po ngushtohet dhe koha po ikën për atë që pritet të ndodhë, që është njohja përfundimtare e Kosovës”, theksoi Vukoviç. “Sado kohë të blihet me Vuçiçin, rezultati përfundimtar është se Serbia e njeh Kosovën dhe se Kosova bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, merr liberalizimin e vizave, forcon forcat e armatosura dhe të gjitha këto janë hapa të vegjël që e bëjnë shtetësinë afatgjatë. Kosova ka më shumë gjasa, që është synimi parësor i politikës së jashtme të SHBA-së në rajon”, deklaroi ai. Pritshmëria që Vuçiçi do të kontribuojë në “normalizimin e marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është konsideruar nga njohës të shumtë të politikave ballkanike si një ndër arsyet kryesore pse autoritetet aktuale në Serbi gëzojnë mbështetjen perëndimore. E një faktor tjetër është edhe skena politike në Serbi, ku mungon një opozitë e fortë pro-pavarësisë së Kosovës.

Vuçiç dorëzohet para Kosovës

Plani amerikan po shkon mirë, pasi dje Vuçiç u dorëzua edhe njëherë tjetër përballë rregullave të vendosura nga institucionet në Kosovë. Banka shtetërore serbe ka hapur 4 degë të improvizuara me kapanone në territorin e Serbisë, pranë kalimeve kufitare me Kosovën në Jarinjë, Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Bërnjak. Sipas Beogradit zyrtar, serbët e Kosovës mund të shkojnë në këto degë për të tërhequr pensionet dhe pagat e tyre që u jepen nga shteti serb. “Muajin e kaluar, Prishtina ndaloi monedhën e dinarit në Kosovë dhe Metohi, për shkak të së cilës serbët u detyruan të udhëtonin qindra kilometra deri në degët më të afërta në Serbinë qendrore për shkak të mungesës së dinarëve, të shpenzonin para të konsiderueshme për udhëtim, të braktisnin punën, por edhe të përballen me probleme të tjera të shumta.”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu