Presidentja e KE takohet me kreun e shtetit Ilir Meta

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe delegacioni zyrtar, pas takimit që zhvilloi me kryeminstrin Edi Rama në pallatin e Brigadave tashmë ndodhet në presidencë.

Ursula von der Leyen është takuar me presidentin e republikës Ilir Meta, ku pritet që të diskutojnë për perspektivat e Shqipërisë drejt Be-së.

Presidentja e KE-së përmes një postimi në Twitter pas takimit me kryeministrin Rama shkruan se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe KE i qëndron këtij angazhimi.

Von Der Leyen shton se Shqipëria e ka bërë të qartë këtë gjë me përparimin në Reformën në Drejtësi dhe tani i takon Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu