Presidentja e Komisionit Europian viziton sot Tiranën, do të takohet me Ramën dhe Metën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të martë do të nisë turin e saj në Ballkanin Perëndimor. Von der Leyen vizitën e saj do e nisë me Shqipërinë, ku në orën 09:00 pritet që të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Ndër të tjera mësohet se pas takimit me kreun e qeverisë, presidentja e Komisionit Evropian do të drejtohet presidencën ku do të takohet me presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë pas orës 11:00 ajo do të zhvillojë një vizitë në një shkollë në Qerek të Krujës ku do zhvillohet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Axhenda e plotë:

Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina.

Presidentja do të nisë udhëtimin e saj në Tiranë.

8:45-Pritja te Pallati i Brigadave me ceremoni

Rreth orës 9:00-Takimi me Kryeministrin Ramën

Rreth orës 10:00 është parashikuar një takim me Presidentin Meta

Pas kësaj Von Der Leyen dhe Kryeministri Rama do të vizitojnë shkollën “Korb Muça” në Qerekë të Krujës, shkollë e cila është rindërtuar përmes programit ‘BE për shkollat’ pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pas vizitës aty do të ketë edhe një konferencë për shtyp të përbashkët të Kryeministrit dhe Komisioneres Ursula Von Der Leyen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu