Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me profesion mjeke, synon të hënën në konferencën ndërkombëtare të donatorëve të mbledhë 7,5 miliardë euro që vaksina e Coronës të jetë e mundur për të gjithë.
Deutsche Welle: Zonja von der Leyen, të hënën Komisioni Europian në një konferencë donatorësh kërkon të mbledhë 7,5 miliardë euro për të zhvilluar një vaksinë kundër virusit Corona dhe të mbështesë terapitë kundër COVID-19.
Çfarë doni të arrini ju? Ursula von der Leyen: Për ne është e rëndësishme që të gjejmë një përgjigje të fortë kundër virusit Corona.
Ai nuk njeh kufij, nuk njeh kombe. Virusin mund ta mundim vetëm me një vaksinë. Prandaj duhet të veprojmë në mënyrë globale dhe të koordinuar, sepse duam të pengojmë që të kenë qasje tek vaksina që do të zhvillohet dikur, vetëm ata që kanë para. Kemi filluar të veprojmë në mënyrë të koordinuar për virusin, por tani duhet të zgjerojmë kapacitetet për ta prodhuar kur ta kemi. Nevojiten vaksina në shifra të papërfytyrueshme të mëdha.
E duhet të sigurojmë që ato të jenë shpërndara drejt dhe me çmim të arsyeshëm në çdo cep të botës. Për këtë po punojmë. E për këtë kemi nevojë për fonde. Kemi një rrjet global dhe të hënën duam të mbledhim në një konferencë donatorësh 7,5 miliardë euro. Ky është vetëm fillimi, më vonë do duhen më shumë.










