Presidentja e Kosovës, Osmani takon homologun e saj kroat Milanoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani na kuadër të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun në Slloveni, ka takuar homologun kroat Zoran Milanoviq.

Sipas komunikatës nga Zyra e Presidentes, të dy bashkëbiseduesit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve i kanë vlerësuar të shkëlqyeshme dhe janë shprehur ta gatshëm që ato të intensifikohen në shumë sfera të interesit të përbashkët.

Në këtë kontekst është përmendur mundësia e bashkëpunimit në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Presidenti Milanoviq ka thënë se Kroacia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, sikundër edhe liberalizimin e vizave dhe rrugën evropiane”, bën të ditur komunikata.

Në takim u bisedua edhe mbi situatën me pandeminë e COVID-19, ndërkohë që presidentja Osmani falënderoi Kroacinë për dhurimin e një sasie të vaksinave.

Në Samitin e presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, Osmani pritet të ketë takime edhe me presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Javën e kaluar, Osmani ka pritur në një takim zyrtar në Prishtinë homolog e saj slloven, Borut Pahor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu