Presidentja Osmani: Në Ohër presim që të arrihet marrëveshje që zgjidh problemet Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se pret që në takimin e 18 marsit në Ohër të arrihet një marrëveshje.

“Ky do të jetë një takim ku Kosova si gjithnjë do të angazhohet për konstruktivitet , do të jap komentet e veta, propozimet e veta që kontribuojnë për stavbilitet në rajon përmes arritjes së një marrëveshjeje që i zgjidh problemet”, tha Osmani.

Presidentja tutje u shpreh se pret nga ndërkombëtarët që t’i bëjnë presion Serbisë që të bindet se takimi i 18 marsit është një momentum jashtëzakonisht i rëndesishëm për dialogun.

“Nuk kemi pritje nga pala serbe se do të nënshkruaj marrëveshjen për shkak qasjes së presidentit serb. Presim nga ndërkombëtarët që t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që të bindet edhe Serbia që takimi i 18 marsit është një momentum jashtëzakonisht i rëndesishëm në procesin e dialogut”, tha ajo.

Kurti pritet të zhvillojë rundin e ri të bisedimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars. Në këtë takim pritet që palët të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve./21media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu