Prezantohet pakoja e 5 ekonomike, rreth 160 milionë euro

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar pakon e 5 ekonomike e cila përmban katër shtylla, njoftoi kryeministri Zoran Zaev.

Përmban 29 masa në vlerë prej 9.7 miliardë denarë apo rreth 160 milion euro.

“Nga këto, 91.7 milionë euro janë shpenzime buxhetore direkte. Janë ndarë në katër shtylla. E para parasheh, financim direkt i kompanive me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës edhe atë në sektorin për turizëm, artizanat, hoteleri, transport, industri… Shtylla e dytë është ndihmë financiare për likuiditet në sektorin privat me kredi pa normë të interesit për ruajtjen dhe rritjen e numrit të punëtorëve dhe nxitje të zhvillimit dhe rritjes së kompanive. Shtylla e tretë, ulje e tatimit parafiskale dhe lehtësim tatimor. Shtylla e katërt, më e rëndësishmja ndihmë direkte për qytetarët e goditur nga pandemia”, tha Zaev.

Në konferencë i pranishëm është edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Shtylla e parë e pakos së 5 ekonomike, parasheh subvencionim të pagave dhe kap vlerën prej 1 miliardë e 927 milionë denarë, për muajt shkurt-mars të këtij viti dhe përfshinë 60 mijë punëtorë.

Parasheh subvencionim të pagave mesatare, në vlerë prej 14.500 deri në 21.776 denarë.

Kompanitë duhet të tregojnë se sa u janë zvogëluar të ardhurat për muajin nëntor-dhjetor të vitit 2020 dhe janar të vitit 2021, duke e krahasuar këtë me nëntor-dhjetor të vitit 2019 dhe janar të vitit 2020, transmeton TV21.

Kompanitë kanë mundësi të shfrytëzojnë ose këtë masë, ose masën e dytë. Kredi me zero për qind normë interesi për kompanitë e veprimtarive si turizëm, artizanat, hoteleri, transport, industri dhe ambulancat private dhe të ngjashme”, u sqarua në konferencë për media.

Shtylla e dytë kap vlerën prej 650 milion denarë dhe aplikimi për kredi do të bëhet nëpërmjet Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Aplikimi për kredi do të mund të bëhet gjatë vitit 2021.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu