Rita Ora është befasuar nga prezantuesja e famshme Wendy Williams e cila në nisje të intervistës me këngëtarem ka bërë simbolin e shqiponjës me duart e saja.
Ky është ndër emisionet më të ndjekura amerikane dhe këtë herë ka qenë e ftuar këngëtarja me orgjinë shqiptare Rita Ora.
Pas saj edhe Rita menjëherë ka bashkuar duart, për të bërë edhe ajo shqiponjën, duke shpjeguar se ky është simboli me të cilin njihemi ne si shqiptarë nëpër botë.
Po ashtu, Rita ka thënë se ajo është shqiptare dhe ndihet tepër e lumtur që vendi ynë po përmendet e po njihet çdo ditë e më shumë nëpër botë.









