Të hënën në Shkup për takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësues tjerë të qeverisë do të vijnë eurokomisari për zgjerim Johanes Han dhe eksperti juridik Rajnhard Pribe.
Komisioni Evropian njoftoi se qëllimi i vizitës të eurokomisarit Han është që të dëgjojë më shumë rreth detajeve dhe planeve si dhe reformave të qeverisë së re të Maqedonisë. Ai këto ditë përsëriti se fokus i qeverisë dhe opozitës duhet të jetë implementimi i marrëveshjes së Përzhinës dhe kthimi i vendit në rrugën drejt BE.
Eksperti gjerman Pribe, veç më është në Maqedoni, por takimet me zyrtarët dhe përfaqësuesit politik do ti realizojë në fillim të javës së ardhshme. Ndërkaq ai dje në Ohër mbajti edhe ligjeratë në shkollën verore për juristë./InfoShqip.com










