Prifti bekoi lloton në Korçë, por fati “godet” në Kuçovë, i riu fiton shumën marramendëse

Videoja e një prifti në Korçë, i cili “bekonte” një pikë bastesh, u bë virale në rrjetet sociale duke qenë se shumë shqiptarë luajnë fatin e tyre me gjetjen e rezultatit të ndeshjeve.

Një i ri ka vënë katër ndeshje nga liga “Championship” në Angli, të cilat i ka kapur në kokë. Me njëmijë lekë të vjetra djali nga Kuçova ka fituar më shumë se 400 mijë lekë të reja, pasi koeficienti nga parashikimi i tij ishte 4.108.77.

Kur do fati do, s’ka të bëjë shumë prifti as hoxha. Gjithsesi pa u inkurajuar që të luani loto, urojmë që të fitoni sa më shumë meqë me punë nuk na del të mbyllim as muajin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu