Prifi Laurence Soper, që u arrestua vitin e kaluar në Pejë, pasi ndaj ishte ekzistonte një fletarrest ndërkombëtar nën dyshimin për pedofili ndaj 10 djemve në fund të viteve ’70 dhe fillim të viteve ’80, ka dalë para trupit gjykues për të dhënë shpjegimin se përse ka ikur nga Britania.
Insajderi kishte zbuluar identitetin e tij në maj të vitit të kaluar, pasi Policia e Kosovës kishte lajmëruar se ka arrestuar një shtetas britanik në Pejë, nën dyshimin për pedofili dhe kjo kishte bërë bujë të madhe në mediat botërore.
Laurence Soper, i cili në Pejë jetonte me emrin Andrew ka treguar se përse vendosi të vijë në Kosovë.
Soper thotë se në atë kohë, “jeta e tij është shkatërruar totalisht”. Ai insiston se nuk iku drejt Kosovës për shkak se ishte fajtor.
“Budallallëku, frika ime dhe turpi luajtën rol të madh. Nëse dëshironi të shkatërroni një prift apo këdo tjetër vetëm duhet të bëni një akuzë kundër tyre. E ardhmja e tyre shkatërrohet, karakteri u shkatërrohet”, ka thënë ai, shkruan BBC.
Por si dhe me cilat para e me çfarë misioni kishte ardhur në Kosovë, përpos që të largohej nga vendi ku imazhi i tij ishte i shkatërruar pas akuzave për pedofili.
Ai i ka thënë gjykatës se një javë para kohës kur do të duhej të paraqitej në stacionin policor në Britani të Madhe, ai kishte tërhequr 182 mijë funte nga llogaria bankare e Vatikanit dhe udhëtoi për në Kosovë.
Ai pretendon se ishte paguar për të studiuar një filozofi mistike të Islamit në Ballkan.










