Princ Harry flet hapur: Kam qenë duke marrë terapi pas humbjes së nënës time, Princeshës Diana

Duka i Sussex, Harry ka zbuluar risi rreth jetës së tij, duke treguar se ai ka qenë në terapi pas përballjes me humbjen e nënës së tij.

Në një fjalim Harry tha se nuk pendohet se ka hequr dorë nga posti i tij mbretëror, pasi nuk donte që Meghan dhe Archie të përjetojnë të njëjtat gjëra si ai.
Nuk dihet nëse duka zgjodhi lirinë financiare për të qenë anëtar i monarkisë.

New York Post raportoi se Harrry gjatë qëndrimit në Miami, kishte treguar për shëndetin mendor dhe se si ai ka qenë në terapi viteve të fundit për të kapërcyer traumën e humbjes së nënës së tij.

”Ai foli për mënyrën sesi ngjarjet e fëmijërisë të tij ndikuan tek ai, dhe se ai ka qenë duke kontaktuar me një profesionist të shëndetit mendor.”

Sussex’es po jetojnë në Kanada me djalin e tyre të ri Archie Mountbatten-ëindsor ndërsa përgatiten të heqin titujt e tyre, dhe të braktisin monarkinë në favor të lirisë financiare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu