Princ Leka: Krenarë që kemi një kryeministër si Haradinaj

Princi Leka Zogu II ka thënë se ndihet krenar që Ramush Haradinaj është kryeministër i një pjese të shqiptarëve.

Pas takimit që ai pati me Haradinajn, e përgëzoi dhe i uroi sukses gjatë qeverisjes.

“Të përgëzoj shumë, uroj te keni sukses. Do të mbetem në shërbimin e Kosovës”, tha princ Leka.

Ndërkohë, Haradinaj tha se është mirënjohës për angazhimin e princit Leka ndaj Kosovës.

“Mbretëria shqiptare na bën nder në të gjitha dimensionet. Jam mirënjohës princit Leka për një angazhim të vazhdueshëm të çështjes shqiptare”, tha Haradinaj./Zeri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu